Gjendja në KEK-alarmante, Kosova rrezikohet me kolaps energjetik

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka zhvilluar sot një takim me sindikatën e punëtorëve të KEK-ut.

Përmes një njoftimi, Lekaj ka bërë të ditur se keqpërdorimet e shumta dhe pafuqia e Qeverisë së Kosovës për të menaxhuar si duhet me situatën përreth mihjeve të KEK-ut po bënë që Kosova të rrezikohet me kolaps energjetik, për mungesën e thëngjillit e rrjedhimisht të prodhimit të energjisë elektrike.

“Këto zhvillime negative që po ndodhin në sektorin energjetik, rrezikojnë mbi 200 milion euro investime në teknikë të mihjeve, e të mos harrojmë edhe mbi faturimin e qytetarëve e të bizneseve të cilat të holla përfundojnë në xhepat e disa njerëzve të papërgjegjshëm, që Kosovën e shohim vetëm si një “trampolinë” pasurimi”, thuhet më tej në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Gjendja në KEK – alarmante, thëngjill vetëm deri në korrik të këtij viti!
Keqpërdorimet e shumta dhe pafuqia e Qeverisë së Kosovës për të menaxhuar si duhet me situatën përreth mihjeve të KEK-ut po bënë që Kosova të rrezikohet me kolaps energjetik, për mungesën e thëngjillit e rrjedhimisht të prodhimit të energjisë elektrike.
Qeveritarë të shumtë, të fshehur prapa identiteteve tjera, kanë bërë ndërtime në kundërshtim me ligjin në zonat që janë të shpallura me interes, për rreth mihjeve të Korporatës Energjetike të Kosovës, e kjo e bënë gati të pamundur përgatitjen e atij tereni për marrjen e thëngjillit.
Këto zhvillime negative që po ndodhin në sektorin energjetik, rrezikojnë mbi 200 milion euro investime në teknikë të mihjeve, e të mos harrojmë edhe mbi faturimin e qytetarëve e të bizneseve të cilat të holla përfundojnë në xhepat e disa njerëzve të papërgjegjshëm, që Kosovën e shohim vetëm si një “trampolinë” pasurimi.
Nëse nuk bëhet ndonjë zgjidhje e shpejtë, pa punë do të mbesin mbi 4000 punëtorë e pa energji elektrike e tërë Kosova, kjo do të ndikojë në sektorin e biznesit e kjo nënkupton një rënie e ekonomisë së Kosovës, e cila edhe ashtu është mjaftë e brishtë me minus 55% investime nga jashtë në vitin e kaluar krahasuar me vitet paraprake, kryesisht si pasojë e jo stabilitetit të energjisë elektrike.
Prandaj është mesë urgjente që të merren masa për të parandaluar ketë skenarë i cili do të ishte i rrezikshëm për Kosovën.
Kosova e zhvilluar ekonomikisht, si premtim i PDK-LDK’së, po del të jetë Kosova e dështuar në realitet nga të njëjtit.