Kosova me mbi 89 mijë azilkërkues në BE

Kosova me mbi 89 mijë azilkërkues në BE

Shqipëria vijon që të mbetet vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve për vitin 2016, sipas një raporti të EUROSTAT. Edhe pse numri i azilkërkuesve është përgjysmuar, vendi ynë vazhdon të mbajë vendin e parë.

Sipas të dhënave të EUROSTAT,  28 mijë e 925 shqiptarë kërkuan azil për herë të parë në BE në vitin 2016. Pas Shqipërisë, për numrin e lartë të azilantëve europianë brenda Europës ishte Rusia  me rreth 23 mijë azilkërkues.  Më pas, për nga numri i lartë ishte Ukraina me 11,090 persona e ndjekur nga Turqia me 10 mijë e 100 persona.

Në renditje vjen më pas Kosova me mbi 89 mijë azilkërkues rishtas në BE më 2016.

Vendet e preferuara të shqiptarëve për azil edhe vitin e kaluar mbeten Gjermania dhe Franca me nga 14, 855 dhe 6,850 azilkërkues secila.

EUROSTAT zbulon se gjatë vitit 2016, rreth 1300 shtetas shqiptar kërkuan azil ekonomik në Greqi. Vende të tjera europiane të preferuara për azil nga shqiptarët qenë Britania e Madhe, Holanda dhe Suedia.

Edhe më 2015, Shqipëria dhe Kosova ishin dy shtetet e Europës Lindore që kanë kryesuar në kërkesat e tyre për azil në BE.