Ragmi Mustafa kërkon mandatin ish këshilltarëve të PDSH-së 

Ish kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, ka kërkuar nga ish këshilltarët e subjektit të tij që të kthejnë mandatin, që mundësoi krijimin e koalicionit nga PVD me grupin e këshilltarëve të PDSh-së, BDL-së dhe UDSh-së. 

Në vazhdimin e seancës së parë të Kuvendit komunal ku ishin  paraparë zgjedhje të anëtarëve të këshillit komunal, janë zhvilluar debate të ashpra ndërmjet kryetarit të PDSH-së Ragmi Mustafa dhe grupit të këshilltarëve, raporton agjencia lokale e lajmeve presheva.com.
Ish kryetari i komunës Ragmi Mustafa ka përsëritur kërkesën e PDSH që këta këshilltarë të grupit qeverisës të kthejnë mandatin e këshilltarit komunal.
“Ju keni vetëm 1600 vota dhe nuk përfaqësoni elektoratin e PDSH-së. Ju duhet të ktheni mandatin.” ka thënë Mustafa, aktualisht kryetar i PDSH-së.
Ndryshe, një grup i këshilltarëve të PDSH-së hyri në qeverisje me PVD-në, duke mundësuar kështu shkarkimin e ish kryetarit të komunës së Preshevës Shqiprim Arifit.