Emrohen anëtarët e këshillit komunal në Preshevë  

Emrohen anëtarët e këshillit komunal në Preshevë  

Gjithsej 11 anëtarë të këshillit komunal janë votuar në Kuvendin e komunës së Preshevës të hënën, pas propozimit të kryetares së komunës Ardita Sinani. 


"Në bazë të nenit 51 alinea 5 statutit të Komunës së Preshevës, Gazeta zyrtare e Rrethit të Pçinjës numër 26/2008 dhe nenit 51 alinea 1 rregullorja e punës kuvendit, Ardita Sinani ka propozuar këta persona për antarë të këshillit komunal", shkruan agjencia lokale e lajmeve presheva.com, në Luginë të Preshevës.
Kështu, me 22 vota pro Kuvendi ka votuar antarët e Këshillit komunal. Nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik të Riza Halimit kanë mbetur të njejtit këshilltarë. Derisa partnerët e koalicionit nga grupi PDSh, BDL dhe UDSh janë emëruar këshilltarët e saj.
Në përbërjen e re të këshillit komunalë janë emruar afaristë, ekonomistë, inxhinierë, mësimdhënës, administratorë e gazetarë.