Veseli: Kosovën mund ta bëjmë shembull të zhvillimit ekonomik 

Kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli në një interviste për RTK, ka thënë se është jashtëzakonisht i kënaqur me dëgjimet që po iu bën qytetarëve të cilët po kërkojnë përgjegjësi prej udhëheqësve të vendit. 

I pyetur se pse ka filluar këtë aktivitet, ai ka thënë se "në rend të parë kjo ka të bëj me shqetësimet e qytetarëve, pavarësisht nëse ka ose jo zgjedhje", ka thënë Veseli. 
Ai është shprehur se njerëzve po iu intereson zgjidhja e problemeve të tyre si punësimi dhe integrimi në tregun e punës. 
"Kemi një situatë në të cilën njerëzit kanë nevojë që të kenë përkrahjen institucionale. Askush nuk po kërkon lëshoshë por përgjegjësi", ka thënë Veseli duke folur për turnin e tij të dëgjimeve. 
Ai ka thënë se institucionet duhet t'i japin përkrahje këtyre njerëzve që kanë qëllim jetësor Kosovën si vend të zhvilluar. 
Kryekuvendari Veseli ka thënë se gjitha kërkesat e qytetarëvem pavarësisht specifikës, janë aq të arsyeshme dhe njerëzore. 
"Kemi një bilanc tmerrësisht negativ tregtar. Njëkohësisht kemi papunësi të madhe kurse tregu ka nevojë për kuadro të përgatirura për tregun e punës", ka thënë ai. 
Ai ka thënë se nuk do të diskutoj se pse nuk janë realizuar këto çështje deri tash. "Pavarësisht prrogresit, kemi shumë më shumë mundësi të ecim më përpara", ka shtuar Veseli. 
Ai është shprehur se Kosova ka resurse të ecë përpara. ":Kosova ka mundësi edhe të eksportoj produkte, sidomos bujqësore dhe minerale", potencoi Veseli. 
Ai shtoi se "Kosova është një "minierë ari" dhe nëse veprohet me seriozitet atëherë kemi mundësi të ecim përpara". Veseli tha se është shumë optimist se Kosovën mund ta bëjmë një shembull rajonal dhe evropian të zhvillimit ekonomik.