Fillon "Flakadani i Karadakut"

Në nderim të veprës së dëshmorit të UÇPMB-së, Nijazi Azemit, nesër (e martë) do të filloj aktiviteti tashmë tradicional "Flakadani i Karadakut"

Kjo ngjarje do të organizohet nën patronatin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Vitisë, raporton rtklive.com.
Hapja solemne do të bëhet në sheshin që mban emrin e dëshmorit Nijazi Azemi. 
Në këtë aktivitet që do të zgjasë një javë rresht, do të ketë gara recituesish, gara tradicionale, turnir futbolli, turnir shahu dhe aktivitete tjera të shumëta kulturore. 
Po ashtu, do të bëhen edhe nderime tek varrezat e dëshmorëve të komunës së Vitisë.