Zaev: VMRO-DPMNE duhet të shkojë në opozitë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka deklaruar se VMRO-DPMNE duhet të shkojë në opozitë. 

“Nuk mundet për ne të jetë e pranueshme një njeri i cili ka qenë bartës i regjimit dhe që shkaktoi krizën, i cili përgjonte dhjetëra mijëra qytetarë, burgoste gazetarë, opozitarë dhe njerëz tjerë të pafajshëm, i dyshuar për kriminalitet financiar, në Maqedoni të jetë zgjidhje për krizën", ka thënë sot lideri socialdemokrat Zoran Zaev në intervistën për Al Jazeera.
Ai ka thënë se pas vetes kanë 67 deputetë, ku qëndrojnë prapa 700 mijë vota. 
"Tani pason vetëm dorëzim demokratik i pushtetit dhe asgjë tjetër. Vetëm programi i qeverisë së re është zgjidhje. Mbetemi në institucione, duhet të formohet qeveri e re dhe VMRO-DPMNE duhet të shkojë në opozitë…”, ka thënë Zaev.