Shtëpia "paketë"

Shtëpia "paketë"

Është ndërtuar nga betoni dhe nga materialet e tjera të forta, mirëpo për dallim nga shtëpitë klasike, konstruksioni i saj mund të paketohet sërish dhe të vendoset diku tjetër.

Pra kjo është një shtëpi të cilën mund ta paketoni dhe të shpërnguleni diku tjetër. 
Për vetëm disa orë këtë shtëpi mund ta “vendosni” në cilindo lokacion tjetër, transmeton Telegrafi.
Kuzhina, banja dhe dhoma e gjumit janë të vendosura prapa, në mënyrë që banuesit të saj t’i sigurojë privatësinë, ndërsa përpara është muri i qelqtë i cili siguron dritë të mjaftueshme.