Plagoset një person me armë zjarri në kryeqytet

Dy persona, të cilët janë shpallur në kërkim, u përpoqën të vrasin me armë zjarri një shtetas mbrëmjën e së hënës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Kinostudio në Tiranë. Eduart Duka, 34 vjeç i ka shpëtuar mrekullisht atentatit. Ai ka marrë një plagë të lehtë të shkaktuar nga arma e zjarrit. 

I plagosuri është dërguar në spital, ku u konstatua se ka vetëm një plagë të vogël në krah. 

Dy personat që i kishin zënë pritë e qëlluan me pistoletë drejtpërdrejtë rreth orës 20 e 20 minuta.  

Më pas, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia tha se i ka identifikuar dy autorët e këtij krimi dhe po punon për kapjen e tyre.

/ Top Channel