Botohet libri me biografi: `Skëndërbegasit ndër vite`

Botohet libri me biografi: `Skëndërbegasit ndër vite`

Botohet libri i dytë “Skëndërbegasit” që përfshihen rreth 35 mijë persona, përmbledh jetën dhe karrierën e personaliteteve të shkollës ushtarake nga viti 1945-1192.

Autorët e këtij libri, Kujtim Boriçi dhe Maksim Fejzulla, përmes një botimi voluminoz synojnë të japin informacion rreth kontributit që kanë dhënë ushtarakët dhe mësuesit në këtë shkollë.

“Skëndërbegasi ndër vite” është botimi i dytë në autorësinë e Kujtim Boriçit dhe Maksim Fejzullës që përmbledh rolin që kanë dhënë peronalitetet, nxënësit e dalë nga shkolla ushtarake “Skëndërbej”.

Një libër voluminoz, me përmbajtje biografike për secilin personalitet, kolonel, nënkolonel që lanë gjurmë në historinë e shkollës dhe ushtrisë shqiptare.

Petro Koçi: Pjesë e lavdisë së historisë sonë ushtarake, është pjesë e lavdisë së historisë njerëzore.

Haxhi Dede Edmond Brahimaj: Është një ngjarje e rëndësishme dhe vlerësim për dhjetëra breza që kanë studiuar dhe kanë edukuar në bankat e kësaj shkolle me emër, cilësi dhe mision që u krye.

Jeta dhe karriera e mbi 35 mijë personave që studiuan në shkollën e mesme të përgjithshme ushtarake “Skërndebej”nga viti 1945 deri në vitin 1992, komandantë, drejtues dhe mësues.