Trumpi përkrahë NATO-n

Gjatë fushatës elektorale, kandidati Donald Trump u qortua për sugjerimin se NATO ishte e tepërt. Në kontrast të plotë, Presidenti Trump tashmë ka bërë lëvizje për të forcuar NATO-n dhe për të rritur sigurinë perëndimore.

Janusz Bugajski
Analist i politikave

Deklaratat e Trump-it për NATO-n dukeshin kontradiktore dhe mund t’i kenë mashtruar si evropianët ashtu edhe rusët duke menduar se Shtëpia e Bardhë do të lëvizë në drejtim të  shpërbërjes së Aleancës dhe të ndërpresë angazhimin e SHBA-ve për mbrojtjen e Evropës. Në retrospektivë, kjo rezulton se kritika e fuqishme e Trump-it ndaj NATO-s kishte për qëllim ri-fokusimin e vëmendjes mbi misionet dhe kapacitetet e Aleancës.
Dy faktorët kryesorë që mund t’i mundësojnë Trump-it të ringjallë Aleancën janë: paralajmërimet e tij për të ardhmen e NATO-s dhe përzgjedhja e një ekipi të fortë të sigurisë. Indinjata kryesore e Trump-it drejtuar qeverive evropiane kishte të bëjë me dështimin e tyre për të ndarë 2% të GDP-së për mbrojtjen e tyre kombëtare, pavarësisht kërkesave të NATO-s. Trump ka kërcënuar ndërprerjen e mbështetjes amerikane nëse nuk plotësohen këto objektiva, duke pretenduar se tatimpaguesit amerikanë nuk duhet të jetë kryesisht përgjegjës për mbrojtjen e një Evrope të pasur.
Edhe pse disa ish-udhëheqës amerikanë shprehën frustrimin e tyre për shpenzimet joadekuate për mbrojtjen e Evropës, duket se kërcënimet janë më efektive sesa lutjet. Fjalët e Trump-it po ushtrojnë tashmë një ndikim në disa kryeqytete, duke u premtuar rritjen e shpenzimeve të tyre gjatë viteve të ardhshme dhe përmirësimin e aftësive të tyre luftarake.
Angazhimi i Trump-it për forcimin e NATO-s është më i dukshëm në përzgjedhjen e ekipit të tij të sigurisë. Në veçanti, Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis është një mbështetës i vendosur i Aleancës, të cilën ai e sheh si të domosdoshme për mbrojtjen e interesave kombëtare të Amerikës. Ai deklaroi qartë në konferencën për sigurinë në Mynih në muajin shkurt, se lidhja mes SHBA-së dhe NATO-s është një element i rëndësishëm për sigurinë rajonale dhe globale.
Zëvendësimi i këshilltarit të sigurisë kombëtare Michael Flynn me gjeneralin H. R. McMaster tregon se do të mbizotërojë një atlanticizëm më tradicional në Uashington. McMaster sikurse edhe Mattis nuk ka iluzione për Rusinë dhe do të jetë kundër objektivave të Kremlinit për të çmontuar NATO-n dhe për të zvogëluar ndikimin amerikan në Evropë.
Pikëpamja e Moskës për Trump-in ka nxjerr nga euforia ankthin. Për shembull, Kremlini pohon largimin e traktateve të armëve bërthamore me Rusinë si "marrëveshje të këqija" ndërsa Trump rrezikon të shkrehë një garë të re armatimesh.
Në vend të çmontimit të NATO-s ashtu siç kishte shpresuar Moska, Trump duket gati për ta rindërtuar dhe ripërtërirë atë, duke rritur në thelb shpenzimet e SHBA-së në fushën e mbrojtjes. Derisa qëndrimi ushtarak i Ronald Reganit ka kontribuar në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, frika e fundit në Moskë është se përforcimi ushtarak i Trump-it mund kontribuoj në çmontimin e Federatës Ruse.