Kek me ujë të portokallit

Përbërësit

2 vezë
gjysmë gote vaj vegjetal
1 gotë të çajit sheqer
3 gota miell
1 pluhur pjekje
1 vanilje
1 lëkurë e grirë portokalli

Hapat:

Sheqerin dhe vezën e hidhni në një enë dhe e përzieni rreth 7-8 minuta me mikser. Qumështin dhe vajin ia bashkëngjitni. Ia shtoni edhe përbërësit e thate me lëkurën e grirë të portokallit. E vendosni në furrë për pjekje në temperaturë 170 grade celsius.

Për sherbetin:

1 gotë ujë të portokallit, 1 ujë të limonit dhe 2 luge te gjellës me sheqer pluhur i përzieni. Kekut të dalë nga furra pasi i kalon nxehtësia e pare ia hidhni, së bashku me krem shllag. /KuzhinaShqiptare/