Recetë: Pulë me mjaltë, mustardë dhe erëza të freskëta

Përbërësit:

 6 copa mesatare fileta nga gjoksi i pulës
 1/2 filxhan mjaltë
 1/2 filxhan salcë mustardë
 1 lugë gjelle me spec të thërrmuar, ose ½ speca të freskët
 1/2 lugë gjelle majdanoz, ose disa gjethe majdanoz të freskët
 kripë dhe piper sipas dëshirës

Mënyra e përgatitjes:
Ngroheni paraprakisht furrën në temperaturën 180’C.
Copat e filetës lajini mirë e më pas spërkatini me kripë dhe piper. Ndërkohë në një tas të thellë hidhni gjithë përbërësit e tjerë: mjaltin, mustardën, majdanozin, specin dhe bazilikën e përziejini mirë.
Lyejini mirë filetat me masën e përgatitur në tas dhe lërini të marinohen për rreth 30 min, duke e mbuluar tasin.
Pasi pula të jetë marinuar, futeni në furrën e ngrohur dhe lëreni të piqet për rreth 30-40 minuta, derisa pula të marrë një ngjyrë ari në të kuqërremtë.
Pasi të ftohet pak, servireni, duke e shoqëruar me rizoto, ose perime, sipas preferencave tuaja.