Recetë: Biskota mëngjesi me xhenxhefill

Recetë: Biskota mëngjesi me xhenxhefill

Përbërësit:

2/3 filxhan vaj
1 ½ gota sheqer
1 vezë
4 lugë çaji sheqer diabetik (ekstrakt)
2 gota miell
2 lugë çaji sodë pjekje
1 ¼ lugë çaji kanellë
1 ¼ lugë çaji xhenxhefil
¼ lugë çaji kripë

Përgatitja:
Ngrohni fillimisht furrën në temperaturën 176 gradë Celcius.
Kombinoni në një tas të madh vajin dhe 1 gotë sheqer. Shtoni vezët dhe trazojini ngadalë.
Hidhni ekstraktin e sheqerit, miellin, sodën e bukës, kanellën, xhenxhefilin dhe përziejini mirë derisa të merrni një masë brumi homogjene.
Shtoni sheqerin e mbetur në një tas të vogël. Formoni biskotat dhe kalojini në enën me sheqer.
Renditini në një tavë ku keni vënë më parë një letër pjekje. Piqini për 10-12 minuta