Vulin kërcënon: Krijimi i Shqipërisë së Madhe do të thotë luftë

Vulin kërcënon: Krijimi i Shqipërisë së Madhe do të thotë luftë

Për BE-në duhet të jetë e qartë se Prishtina e Tirana kanë si qëllim final bashkimin e tyre në një shtet të vetëm, ka deklaruar ministri serb Vulin.

“Prishtina e Tirana kanë si qëllim t’i bashkojnë të gjitha trojet shqiptare në një shtet të vetëm, gjë që do të shkaktojë luftë Ballkanike, prandaj Brukseli duhet të jetë e kujdesshme ndaj këtij synimi dhe ta dënojë këtë sjellje, ndryshe përgjegjësia për të ardhshmen  bie tek ajo ”, theksoi Vulin, njofton RTS .

Tutje Vulin ka reaguar ndaj reagimit të heshtur të BE-së ndaj, siç thotë ai, kërcënimeve të kryeministrit Rama lidhur me Ballkanin, atëherë është e pritur reagimi i presidentit Thaçi, meqë, a di se deklarimet e tilla janë të padënueshme, transmeton RTK.

Ndërkaq ministri Vulin, duke u përpjekur që ta akuzonte BE-në, deklaroi se Shqipëria dhe Kosova nuk janë përgjegjëse, sepse ata kanë synimin e tillë,  por përgjegjësia do të kalojë te BE përderisa nuk marrin masa parandaluese ndaj këtij procesi.