Vejseli: Zaevi me shumicën parlamentare të formojë qeverinë

Vejseli: Zaevi me shumicën parlamentare të formojë qeverinë

Lideri i Partisë së Prosperitetit Demokratik Abdyladi Vejseli, duke analizuar zhvillimin e ngjarjeve politike pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, konsideron se procesi i konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re tashmë është stërgjatur dhe manifestimet gjoja “demokratike” nëpër rrugë dhe në Kuvendin e Maqedonisë kanë marrë karakter të urrejtjes nacionale drejtuar kundër shqiptarëve.

Sipas Vejselit, shumica parlamentare e udhëhequr nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev duhet të tregojë lidership dhe në përputhje me rekomandimet e BE-së, NATO-s dhe Departamentit amerikan të Shtetit të zgjedhin kryeparlamentarin dhe qeverinë e re demokratike në mënyrë që shteti të ecë drejt rrugës së zhvillimit ekonomik, politik e kulturor.

“PPD gjithashtu fton deputetët e zgjedhur që më tej  të mos lejojnë që të uzurpohet karrigia e kryeparlamentarit nga ana e të vetemëruarit kryesues i Parlamentit  Trajko Veljanovski dhe Parlamenti të shndërrohet edhe më tej në “vend kënagjegjesh dhe muhabetesh  ditore” por t'i gjasojë funksionit për të cilin është destinuar”, porosit Vejseli.