Lëvizja serbe Kundër Diktaturës: Si pozita, si opozita, njësoj

Lëvizja serbe Kundër Diktaturës: Si pozita, si opozita, njësoj

Lëvizja Kundër diktaturës ka refuzuar ftesën e deputetin dhe kryetarin e “Partisë së Re”, Zoran Zhivkoviq, që studentët të mund të përcillnin nga ballkoni, séancen e sotme në Parlamentin serb.

Lëvizja Kundër Diktaturës, në reagimin e saj me rastin e ftesës së Zoran Zhivkoviqit, që studentët të mund të prcillnin seancë në Kuvendin serb, duke falënderuar për gjestin e tij, shpreh refuzimin e ftesës së tij dhe gjithë të tjerëve, ngase për ta fajtorë janë si pozita, ashtu edhe opozita.

Tutje në reagimin e kësaj lëvizjeje  thuhet se “kritikat tona u drejtohen jo vetëm koalicionit qeveritar, por edhe opozitës, e cila megjithë përpjekjet për ndryshime përmes rrugëve formale, ne vërejmë se nuk kanë ndonjë dallim nga opozita”, njoftojnë mediat serbe.

“Pikërisht zgjedhjet presidenciale dëshmuan këtë fakt, ku njerëzit nga shkaqet e ndryshme ishin të detyruar të votonin për koalicionin qeveritar”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Kundër Diktaturës, transmeton RTK.

“Nuk besojmë më në deklaratat publike afirmative, por zgjidhje të problemeve kyçe që ndikojnë në jetën e qytetarëve”, thuhet, veç tjerash në reagim.