Presidenti francez: Jemi të bindur se sulmi në Paris ishte terrorist

Presidenti francez: Jemi të bindur se sulmi në Paris ishte terrorist

Presidenti i Francës i është drejtuar kombit, pas sulmit ndaj policëve në qendër të Parisit, në mbrëmjen e së enjtes.

François Hollande ka thënë se të gjitha shenjat sugjerojnë se ky ka qenë një sulm "terrorist", 

"Jemi të bindur se terrorizmi është motivi prapa këtij sulmi", ka deklaruar Hollande.

Presidenti francez ka bërë të ditur se ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të mbrojtjes në orën 8 të mëngjesit të së premtes.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë dhe familjeve të policëve të plagosur, duke thënë se bashkëndjen me ta.

Hollande ka paralajmëruar se shërbimet e sigurisë do të jenë jashtëzakonisht vigjilente për të siguruar zgjedhjet presidenciale, që mbahen këtë të diel