Mos u brengosni… nëse ndonjëherë flisni me vetveten!

Nëse flisni nganjëherë me veten tuaj, kjo nuk është shenjë e çmendurisë, por sipas shkencëtarëve britanikë nga departamenti i psikologjisë dhe neurologjik është shenjë e mendjes së shëndoshë.

Jeni zgjuar në mëngjes dhe ju mungon motivimi për punë. Vetes i thoni: “Jepi. Ngrihu dhe nisu në punë”? Kjo nuk është e jashtëzakonshme, sidomos nëse ballafaqoheni me situata që ju nevrikosin.Realiteti është se shumica e njerëzve kanë një zë të brendshëm, i cili ju nxit, ju shtyn apo ju falënderon, transmeton Telegrafi.

Ky zë mbetet në kokat tona pothuajse gjatë gjithë kohës, por kohë pas kohe, e nganjëherë edhe nuk jeni të vetëdijshëm, keni hapur gojën dhe mendimet i keni shprehur me zë.

Në librin “My Stroke of Insight” Dr. Jill Bolte Taylor thekson se nëse vetes suaj i drejtoheni me zë nuk është shenjë e çmendurisë, por mënyra se si trurit të vetëdijshëm i ofroni udhëzime të qarta. Në këtë mënyrë truri më shumë përqendrohet.

“Ky është instrument i rëndësishëm”, shpjegon ajo.