Kuvendi i Prishtinës diskuton për taksën e lejes së ndërtimit

Kuvendi i Prishtinës diskuton për taksën e lejes së ndërtimit

Sot mbahet mbledhja e dytë e Kuvendit Komunal të Prishtinës, në të cilën do të shqyrtohen 10 pika të rendit të ditës.

Sipas njoftimit të komunës, në këtë mbledhje do të diskutohet për propozimvendimi për anulimin e vendimit për caktimin e lokacionit për varrezat e komunitetit protestant; propozimvendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale; propozimvendimi për themelimin e ansamblit të qytetit ‘’Rexho Mulliqi’’, si dhe propozimvendimi për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm për tërësinë urbane “B” të lagjes “Prishtina e Re-Zona Lindje”; 

Po ashtu, do të diskutohet për rregulloren mbi taksën administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifën për rregullimin e infrastrukturës; pastaj propozimvendimi për ridestinimin e ish-objektit të bibliotekës ‘’Hivzi Sulejmani’’, si dhe propozimvendimi për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm të bllokut A-1 të lagjes ”Dodona”;

Gjithashtu, pritet të caktohet një anëtari në Komisionin Komunal të Aksionarëve të NPL “Hortikultura” SHA,  NPK “Trafiku Urban” SHA dhe KRM ‘’Pastrimi’’.