Dy astronautë arrijnë në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë

Dy astronautë arrijnë në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë

Anija kozmike Soyuz, qe barte një rus dhe një amerikan ka arritur sot në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, duke përfunduar fluturimin e parë të dy njerëzve drejt këtij stacioni, për më shumë se një dekadë.

Anija Soyuz MS-04, që barte kozmonautin rus, Fyodor Yurchikhin dhe astronautin amerikan Jack Fischer, arriti që me sukses të bashkohet me stacionin në orën 15:13 të 20 prillit, ka njoftuar agjencia ruse, Roscosmos.

Udhëtimet drejt Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë, zakonisht përfshijnë tre anëtarë të ekuipazhit, por Rusia tha vitin e kaluar se në një të ardhme të afërt, ky udhëtim do të kryehet me dy persona.

Yurchikhin dhe Fischer po fillojnë misionin e tyre pesëmujor në stacion, ku tashmë janë të vendosur tre astronautë, përfshirë Peggy Whitson nga NASA