Tahiri: S`i duan zgjedhjet, duan të mbajnë peng vendin

Kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri nga Kamza nuk kurseu ironitë dhe akuzat për Partinë Demokratike.

Gjatë një takimi me votues për herë të parë, Tahiri tha se disa nuk duan zgjedhje, por destabilizim të vendit. Nga ana tjetër ai nuk nguroi të thumbonte dhe kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziun, që sipas tij ka mbetur peng këtë bashki për vite me radhë. 

"Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan destabilitet. Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan ta mbajnë peng vendin dhe duan më shumë pushtetin e tyre. Kamza ka mbetur peng 20 e kusur vite. Në 18 qershor do kthejmë faqen e historisë për Kamzën", tha Tahiri.