Urdhërarrest për Albin Kurtin

Urdhërarrest për Albin Kurtin

Gjyqtari Beqir Kalludra ka lëshuar një urdhërarrest për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për shkak të mungesës së tij në seancën gjyqësore për gazin lotsjellës.

(E plotësuar) Gjyqtari Beqir Kalludra ka lëshuar një urdhërarrest për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për shkak të mungesës së tij në seancën gjyqësore për gazin lotsjellës.

Gjykata do të lëshojë urdhërarrest për Albin Kurtin

Gjyqtari Beqir Kalludra paralajmëroi sot lëshim të urdhërarrestit dhe paraburgim ndaj Albin Kurtit.

Pasi Albin Kurti, njëri nga katër deputetët e “Vetëvendosjes” të akuzuar për aktivizim të gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit nuk ishte i pranishëm në gjykatë, gjyqtari Beqir Kalludra paralajmëroi se do të merren masa për këtë çështje.

Gjyqtari Kalludra tha në seancë se për të siguruar praninë e Albin Kurtit në gjykatë do të lëshojë urdhërarrest dhe do t’ia caktojë atij paraburgimin, shkruan Kallxo.com.

Albin Kurti ka munguar edhe në seanca tjera të këtij gjykimi.