Renault zbulon vizionin e saj për të ardhmen e veturave sportive

Renault zbulon vizionin e saj për të ardhmen e veturave sportive

Me tavan të tejdukshëm, drita LED, një veturë që ‘ndërvepron’ me vozitësin e spektatorët, kjo është e ardhmja e Formula 1, sipas ekipit të Renault.

Renault është duke festuar 40 vjetorin e garës së tyre të parë në Formula 1 dhe e kanë shënuar këtë rast duke zbuluar një veturë koncept që përfaqëson atë që ata e mendojnë se si automjetet do të duken në 2027-ën.

Ekipi i Renault kanë zbuluar këtë koncept madhështor në panairin e veturave internacionale në Shangai.