Greqia në UNESCO vë Kosovën nën strehë të Serbisë

Greqia mbështet gjithë aktivitetin në UNESCO lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë dhe, në këtë kontekst, mbështet Serbinë në aktivitetin e saj në rimëkëmbjen e trashëgimisë kulturore.

“Në këtë kuptim jemi të interesuar në bashkëpunim në nivel ekspertësh në rimëkëmbjen e trashëgimisë kulturore, në mbrojtjen e saj”, deklaroi në një intervistë për “Politika”, ministrja për Kulturë, Lidia Konjord, e cila ishte për vizitë në Beograd.

Tutje ministrja greke shtoi se Serbia mund të llogarisë në ndihmën tonë në UNESCO që ta mbrojmë Kosovën si pjesë serbe, sidomos lidhur me objektet kulturore që ndodhen atje, të cilat, sipas gazetës Politika, shumë sish janë rrënuar viteve të fundit.

“Të bashkuar jemi më të fortë e më të kulturuar”, shtoi ministrja greke e Kulturës, Lidia Konjord.

Ministrja Konjord, veç tjerash, shtoi se kishte biseduar me homologun e saj, Vlladan Vukosavleviq, lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit në kuadër të bashkëpunimit rajonal të vendeve të Evropës Juglindore, transmeton RTK.