Marrëveshje mirëkuptimi me organizatën "Network of Peace Movement"

Marrëveshje mirëkuptimi me organizatën "Network of Peace Movement"

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesen e organizatës Jo-Qeveritare "Network of Peace Movement", znj. Besime Tushaj- Maliqi për financimin e projektit "Promovimi i qeverisjes së mirë përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritja e kapaciteteve profesionale e institucionale të komunave”.

Projekti  "Promovimi i qeverisjes së mirë përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritja e kapaciteteve profesionale e institucionale të komunave" ka për qëllim përmirësimin e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje duke avokuar dhe ngritur kapacitetet e komunave Kamenicë dhe Novobërdë në krijimin e politikave lokale, zhvillimin social, si dhe inkurajimin e popullatës për të marrë pjesë në proceset e tyre vendimmarrëse, qeverisje të mire dhe ofrim efektiv të shërbimeve cilësore për qytetarët.