Mesazh urimi për ish-gruan (FOTO)

Orlando Bloom ka ndarë një fotografi dhe një mesazh të ëmbël për ish-gruan etij Miranda Kerr, për ditëlindjen e saj!

Aktori 40-vjeçar hyri në Instagram pikërisht për të postuar fotografinë, një shenjë prej druri, në të cilën shkruhej: “Të dua Nënë”, nga djali i tyre gjashtëvjeçar Flynn.

“Urime ditëlindja për nënën e mrekullueshme, bashkë-prind, dhe mike”, ka shkruar Orlando.

Orlando dhe Miranda u martuan në vitin 2000 përpara se të mirëpresin Flynn në fillim të vitit të ardhshëm. Të dy u ndanë në vitin 2013, por kanë mbetur miq të mirë për hatër të djalit të tyre.