Vlerësohet stabile gjendja e sigurisë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme,  Skender Hyseni,ka pritur në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Giovanni Fungo, me të cilin diskutuan për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë e cila u vlerësua stabile.

Në komunikatën e MPB-së njoftohet se ministri Hyseni dhe komandanti i KFOR-it, u pajtuan se koordinimi i veprimeve midis Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe këmbimi i informatave duhet të vazhdojë.

Në këtë takim u konstatua se bashkëpunim midis MPB-së dhe KFOR-it është shumë i mirë dhe i frytshëm.