Llalla: Policia përjashton prokurorët kur asgjëson drogën

Llalla: Policia përjashton prokurorët kur asgjëson drogën

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka folur sot rreth problematikave me të cilat ndeshen prokurorët gjatë punës së tyre.

Gjatë fjalës së tij në takimin me ministrin e Drejtësisë, Llalla u ndal në përjashtimin e prokurorëve në administrimin e provave materiale në ngjarje të ndryshme, kryesisht atë të asgjësimit të lëndëve narkotike. 

“Një problem tjetër, mbetet mënyra e administrimit të provave materiale. Sidomos në rastin e lëndës narkotike, çdo ditë del që kapen lëndë narkotike, asgjësohen çdo ditë lëndë narkotike, por ka një përjashtim të prokurorëve gjatë asgjësimit. Asgjësohen provat materiale jo në rrugën ligjore, pasi përjashtohen prokurorët. Prokurorët nuk duhet të përjashtohen, por të përfshihen në këtë procedurë kaq të rëndësishme të hetimeve”, tha Llalla.