Ushqimi në Kinën e Lashtë

Ushqimi në Kinën e Lashtë

Kur mendojmë për ushqim kinez na shkon mendja tek orizi. Orizi ishte kokrra e parë që fermerët prodhuan në Kinë.

Për këtë ka prova arkeologjike të mbjelljes së orizit përgjatë lumit Jance pothuajse në vitin 6000 para Krishtit. Banorët e gatuan orizin duke e zierë në ujë, njësoj siç veprojmë edhe sot. Ata e hanin orizin me peshk apo prodhime të tjera deti, ose e bënin raki orizi, shkruan CRI.

Image

Por, orizi nuk rritej në veri të Kinës ku klima është e ftohtë dhe e thatë. Banorët në këto zona kultivonin mel, me një histori rreth 8000 vjet para Krishtit, dhe mblidhnin sorgum të egër. Deri në vitin 5000 para Krishtit shumë kinezë hanin kryesisht mel , duke e zjerë në formën e çorbës.

Një tjetër pije e lidhur ngushtë me Kinën ishte çaji. Kinezët nisën të pinin çaj në vitin 3000 para Krishtit (ose dhe më herët) e pas kësaj çokush nisi të pijë çaj.

Gruri nuk kishte dale ende në skenë, prandaj kërkoi një kohë më të gjatë për të arritur Kinën. Njerëzit në Kinën veriore nisën të konsumonin grurë rreth 2500 para Krishtit. Tregtarët e Azisë Qendrore sollën grurë në Kinë nga Azia Perëndimore.

Image

Këto ishin karbohidratet kryesore të Kinës, - orizi, meli, sorgumi, dhe gruri. Nëse banorët nuk do të hanin këto kokrra atëherë do të konsumonin gështenja.

Pasi kinezët ia morën dorën poçarisë, ata ruanin peshkun në to ose bënin salcë të fermentuar peshku. Kështu orizi shijonte më shumë! Më pas ato nisën të mbjellin perime për të shoqëruar orizin. Trangujt dhe lakra bok choy, për shembull e kanë origjinën nga Kina. Ndërsa nga frutat kivit, pjeshkët dhe kajsitë. Xhenxhefili dhe ylli anise e kanë origjinën gjithashtu nga Kina.

Image

Në raste të rrallë banorët hidhnin mish në orizi. Në vitin 5500 BC, kinezët hanin mish pule që erdhi nga Tajlanda. Në vitin 3000 BC, ata nisën të hanë mish derri dhe deleje, që arritën në Kinë nga Azia Qendrore. Mishi konsumohej më shumë nga burrat, ndërsa gratë hanin më shumë fasule soje dhe elb.

Për shkak se mishi ishte shumë i shtrenjtë dhe budistët nuk hanë mish, duke nisur rreth periudhës së Dinastisë Song njerëzit hanin tofu (djathë soje) burim i shkëlqyer proteinash.

Image

Gjatë dinastisë Han, vera e melit u bë humë popullore, madje në disa raste më e preferuar se çaji. Po ashtu në fillim të dinastisë Han, kinezët nisën ta shndërrojnë grurin dhe orizin në makarona të gjata. Njerëzit hanin makarona në vend të bukës.

Me zhvillimin e Rrugës së Mëndafshit erdhën dhe shumë ushqime të në Kinë. Në vitin 500 BC, kinezët mësuan artin e rritjes së bletëve për mjaltë. Në vitin 300 BC, në Kinë erdhën portokajt e parë të ëmbël nga Azia Qendrore. Po ashtu, tregtarët sollën sheqerin dhe limonët.

Marco Polo, i cili erdhi në Kinë nga Venecia, shkroi se në kohën e Kublai Khan, kinezët hanin mel të zier në qumësht në formë çorbe. Rreth vitit 1350 pas Krishtit artist Ni Zan shkroi një liber gatimi – koleksioni i Rregullave të të ngrënit e të pirit- ku përfshihen receta për salcën e sojës, makaronat, gaforren dhe peshkun, kërpudhat, kërmijtë etj.

Image

Origjina e simbolikës ushqimore në Kinë

Simbolika ushqimore në Kinë e ka zanafillën 2 mijë vjet më parë kur popullsia vendëse kishte një traditë bestytnish, të lidhur kryesisht me ngjarjet e rëndësishme në jetën e vendit apo edhe të qytetarëve. Ashtu siç ndodh te numrat, edhe në llojet e ushqimeve kinezët shprehin simbole bazuar në shqiptimin e emrave të tyre. Këto ushqime janë karakteristike në ditët e festave kryesore siç është Festa e Pranverës apo Viti i ri kinez, Festa e mesvjeshtës etj.

Le të njohim disa nga ushqimet simbol të Kinës

Image

Keku i vitit (?? niáng?o /nyen-gao/) ka për simbol rritjen e begatisë, pasi shqiptimi i kësaj fjale është i njëjtë me atë "vit me rritje"

Dumplings- një nga gatimet më popullore kineze simbolizojnë pasurinë

Karamelet- simbolizojnë dëshirat e realizuara, një jetë të ëmbël.

Festa e Fenerëve zhvillohet sipas kalendarit hënor kinez gjatë Hënës së plotë dhe simbolizon bashkimin familjar. Por një gatim me toptha orizi të ëmbëla të hedhura në supë, I quajtur në kinezisht (?? t?ngyuán /taang-ywen/ 'soup round') simbolizon bashkimin familjar, unitetin.

Image

Pakica kombëtare Miao kremton Festën e ushqimit të motrës, e cila përkon me ditën e 15-të të muajit të tretë të kalendarit hënor kinez. Kjo popullsi banon në provincën Guizhou dhe në këtë festë zakonisht hanë oriz në katër ngjyra të ndryshme, që simbolizon pikërisht këtë etni.

Orizi katërngjyrësh simbolizon një jetë plot ngjyra por me solidaritet. Orizi merr ngjyrë të verdhë, të zezë dhe të kuqe pasi ziehet me gjethe manaferrash apo me lule të ndryshme.

Festa e Varkës së Dragoit – është një ndër festat më popullore në Kinë, kur në kohën e lashtë përkujtohej poeti I njohur patriot Qu Yuan.

Ushqimi simbolik i kësaj feste janë dumplings me oriz të ëmbël mbështjellë me gjethe, i njohur si (?? Zòngzi /dzongdzuh/).

Image

Festa e Mesvjeshtës është një ndër festat tradicionale të Kinës, ku anëtarët e familjes dhe miqtë e tyre mblidhen duke festuar së bashku. Edhe në tryezën e festës ushqimet simbolizojnë bashkimin.

Keku i hënës- simbolizon bashkimin familjar, pasi kjo llëj ëmbëlsire në formë të rrumbullakët ngjan me një familje të bashkuar dhe simbolizon lumturinë e begatinë.

Image

Simbolet ushqimore të dasmave kineze

Një traditë kineze është ajo e vendosjes së farërave të lotusit, shalqinit apo kungullit në tryezën e dasmës.

Farërat simbolizojnë një numër të madh fëmijësh, sepse shqiptimi I fjalës farë ngjan me atë të fjalës fëmijë në kinezisht.

Image

Gaforre dhe pulë-në tryezën e dasmës simbolizon një martesë të lumtur

Një nga hieroglifet kineze të fjalës gaforre apo e fjalës pulë ngjan me atë të fjalës dragua dhe feniks, të cilat simbolizojnë bashkimin mashkull-femër në kulturën e lashtë kineze.

Simbolet ushqimore të ditëlindjeve kineze

Image

Makaronat- Në festat e ditëlindjeve në Kinë nuk mungon ushqimi karakteristik makaronat, që simbolizojnë jetëgjatësinë. Duke qenë se ato që mund t'i quajmë ndryshe dhe makarona kineze janë të gjatë mendohet se kjo simbolizon jetën e gjatë, por ndalohet që të pritet makaronat, thjesht për bestytni.

Pjeshkat- sipas miteve kineze pjeshkat janë një fryt I shenjtë dhe përdoren në tryezat e datëlindjeve si simbol I jetëgjatësisë.

Image

Ushqimi I lindjes së një foshnjeje

Vezët- Kur familja organizon një banket me rastin e lindjes së një anëtari të ri të saj në të nuk mungojnë vezët, që janë simbol I pjellorisë. Pas lindjes së një fëmije prindërit, sipas traditës së lashtë kineze mund tu japin të afërmve "vezë të kuqe të ziera", duke njoftuar kështu lindjen e fëmijës.