Shënohet përvjetori i rënies së dy dëshmorëve

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), dega në Kaçanik, do të shënojë 18 vjetorin e rënies së dy dëshmorëve, Feriz Guri, Komandant Kompanie dhe bashkëluftëtarit të tij Xhevdet Guri në Brigadën 162 “Agim Bajrami”, të rënë me 22 prill 1999 në Gorancë të Hanit të Elezit.

“Ky aktivitet do të mbahet me 22.04.2017 në ora 11:00, te lapidari në vendin e rënies në fshatin Gorancë, të Hanit të Elezit, kurse homazhet në Varrezat e Dëshmorëve bëhen në ora 13:00”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK –së dega në Kaçanik.

Autor: RTKlive