Nedved e vlerëson Monacon

Nedved e vlerëson Monacon

Pavel Nedved është treguar i matur në deklarata pas shortit të Ligës së Kampionëve.

"Të luash kundër një skuadre plot me talentë të rinjë që nuk kanë çfarë të humbasin është e rrezikshme", deklaroi zv. Presidenti i Juventusit, transmeton Express.

"Në Ligën e Kampionëve duhet të bësh më të mirën tënde në çdo lojë dhe ky është synimi ynë", shtoi ai.

"Në Barcelonë bëmë një gjë të madhe, por lojtarët tani janë të fokusuar që të fitojnë Kupën", tha çeku.