Rritet vlera e kompanisë Samsung edhe për një miliard dollarë

Rritet vlera e kompanisë Samsung edhe për një miliard dollarë

Prodhuesi më i madh botëror i telefonave të mençur, kompania jugkoreane Samsung ka shtuar të premten në tregun e vet vlerën për më shumë se një miliard dollarë, pasi investuesit përshëndetën reaksionin pozitiv ndaj lëshimit në shitje të telefonit më të ri të mençur Galaxy S8.

Aksionet e Samsung electronic sot shënuan rritje 1,2 për qind në 2,04 milionë vona (1.797 dollarë), me çka tregu i përgjithshëm i kapitalit të kompanisë është shtuar për rreth 1.300 miliardë vona, transmeton France press.