5 fakte tronditëse për “Të dielën e përgjakur”

5 fakte tronditëse për “Të dielën e përgjakur”

Marshimi për të drejtat civile që përfundoi në masakër. Derry, Irlanda e Veriut, 30 janar 1972

Të gjithë ata që u vranë ishin të paarmatosur

Nuk ka patur prova konkrete që protestuesit ishin të armatosur, me më shumë se sa tulla dhe gurë. Qëllimi i marshimit të paligjshëm ishte që të mbërrihej në Sheshin Guildhall, por ushtarët britanikë e parandaluan këtë me barrikada, përpara se të ngrinin pushkët dhe të vinin në shënjestër kokat e protestuesve.

Ambasada britanike u dogj në shenjë hakmarrjeje

Protesta nuk u kufizua vetëm në 30 janar. Disa ditë më vonë, në 2 shkurt, një turmë e zemëruar prej afro 30 mijë vetësh, u mblodh jashtë ambasadës britanike në Dublin. Turma dogji ndërtesat ku ishte varur flamuri i Anglisë.

6 nga 13 të vrarët ishin vetëm 17 vjeçarë

Ushtarëve shumë të përgatitur iu desh vetëm gjysmë ore për të vrarë 13 vetë, teksa më i riu ishte 17 vjeç dhe më i moshuari 41. 13 të tjerë u plagosën, ndërsa njëri vdiq më vonë nga plagët. Pas një hetimi 12-vjeçar, qeveria britanike ofroi kompensim financiar për të gjithë familjet e viktimave në vitin 2011.

Vitin pasardhës vdekjet u trefishuan

E Diela e Përgjakur hapi portat për më shumë konflikt. Teksa IRA u bë më militare dhe hakmarrëse, britanikët morën masa më të ashpra dhe trazirat u shtuan. Një vit më pas, numri i viktimave në Irlandën e Veriut u trefishua në 479. Deri në vitin 1977, 300 vetë vriteshin përvit.

Hetimi që pasoi ishte më i gjati në historinë britanike

Pasi gjyqi 11 javësh liroi trupat britanike, Hetimi Saville nisi në vitin 1998. Me zbulimin e rrëfimeve të reja, u publikua në 2010, dhe në nëntor 2015, një ish ushtar u arrestua për rolin e tij në ato ngjarje.