Nje tjeter veper e Kristoforidhit ne British Library

Nje tjeter veper e Kristoforidhit ne British Library

Dixhitalizimi i librave, sot, eshte futur ne nje fare rrjedhe te vrullshme ku gati gjithe Bibliotekat boterore jane duke e kryer kete operacion me nje ritem me te vertet mbreselenes.

Ky operacion jo vetem lehteson lexuesin por edhe me teper; jep mundesine qe shume vepra, te cilat do kerkonin kohe dhe mund per ti gjetur apo shfletuar fizikisht, te mundesohen pikerisht neper keto Biblioteka virtuale. Gjithashtu kjo mundesi hap rruge te metejshme edhe per studiuesin apo hulumtuesin per fakte apo çeshtje te reja, qofshin keto te nje rendesie te veçante apo jo. Rasti i tille eshte ai me i njohuri sot i cili eshte “Google Books”. Ky fenomen eshte gjithmone e me teper ne rritje dhe per vitet ne vijim shifrat e librave te dixhitalizuar teresisht apo edhe pjeserisht do jene me te vertet impresionuese.

Ne kete pike ben pjese edhe rasti yne ku, duke kerkuar per gjuhen shqipe, historine shqiptare apo thjesht vepra me permbajtje te ndryshme te cilat kane te bejne perhere me Shqiperine dhe shqiptaret, ne te vertet, informacionet nuk mungojne. Pikerisht duke bere nje kerkim ne kete sherbim te ketij gjigandi librar on-line, para disa ditesh, hasa ne nje veper te rendesishme te Konstandin Kristoforidhit apo njohur ndryshe edhe si Konstandin Kristoforidhi Elbasanasi. Nuk do hy ketu ne detaje per jeten dhe veprimtarine e ketij Rilindasi shqiptar, pikerisht sepse per biografine e tij tashme ekzistojne vepra te rendesishme te autoreve jo vetem te djeshem, por edhe bashkekohor.

Vepra ne fjale eshte pikerisht nje liber i vogel shtypur ne Stamboll (Kostandinopoje) ne vitin 1872. Pershkrimi qe do sjell ketu ka te bej me teper me anen strukturale te vepres dhe pjeserisht me permbajtjen e saj. Vepra ka gjithsej 32 faqe dhe titullohet

“KATRË PËRGJËMI’ME / për / ÇUNAT’ E VOGJILË / Dy pēr Emērat’ e Shkronjësë edhe Dy për / Mbësimin’ e Krishtit / edhe Detyrënë.” (Fig.1)

 

Kopertina e librit te Kristoforidhit.Fig. 1

 

Rendesia e kesaj vepre ne aspektin e kopjeve origjinale te saj qendron ne faktin se sot e vetmja kopje e njohur eshte ajo qe gjendet ne Biblioteken Kombetare me numer Inventari Ar.000006283/Rend. 89.t.202. Ky fakt pohoet edhe ne njeren prej veprave Bibliografike me titullin “Libri Shqip 1555-1912 ne fondet e Bibliotekes Kombetare” publikuar ne vitin 2010 prej Bibliotekes Kombetare dhe me autor Ramazan Vozga ku nder te tjera ne faqen 120 te vepres sillet ky informacion:

“KATRË PËRGJËMI’ME / për / ÇUNAT’ E VOGJILË / Dy pēr Emērat’ e Shkronjësë edhe Dy për / Mbësimin’ e Krishtit / edhe Detyrënë. / Këthyerë prej / Kostandin Kristoforidhit / Elbasanas / KONSTANTINOPOL / 1872. 32, [1 ] f.; 14 cm. Botim i Shoqërisë së Broshurave Fetare, Londër. Ka një vulë turqisht. “

Pra, siç shohim, ekziston vetem nje kopje e njohur dhe ketu eshte shume i rendesishem dhe kuptimplote nje citim i Prof. Aurel Plasari, shkeputur po prej ketij botimi Bibliografik ku nder te tjera ai shkruan:

“Në çdo kulturë flitet dendur për “ngjarje” në rastin e botimit të librave, pa qenë të sigurtë se sa jetëgjatë do të jenë ata, nga njëra anë, si edhe sa të shumëpritur mund të kenë qenë, nga tjetra. …”

Por, duke u rikthyer ne kete kopje e cila gjendet e dixhitalizuar ne Google Books informacionet qe sillen jane sa te rendesishme ashtu edhe enigmatike persa i perket anes si mbijetoi apo mbijetuan keta libra deri ne ditet tona dhe pikerisht duke arritur deri ne Britanine e Madhe. Ne te kundert çka sillet ne pershkrimin bere ne botimin e Bibliotekes Kombetare ku nder te tjerat shkruhet qe libri i cili gjendet aty ka nje vule turqisht, ne botimin ne fjale gjenden dy vula te British Museum dhe ky fakt konfirmohet pikerisht pasi Biblioteka edhe pse relativisht e re (krijohet si instituzion pikerisht ne vitin 1973) me pare biblioteka kombetare ishte pjese e British Museum ku ky i fundit i furnizoi pjesen me te madhe te materialeve (Fig.2)

Vula e British Musem. Fig. 2

 

 

Siç u theksua me lart, vepra perbehet prej 32 faqe dhe nje interes te veçante paraqet kopertina pasi kemi nje firme dhe injorojme per momentin faktin se cilit i perket. Sigurisht ne kete pike do ishte joshese ne se kemi te bejme me firmen e autorit te vepres, pra me firmen e Kristoforidhit (Fig.3)

Firma e Kostandin Kristoforidhit mbi kopertinen e librit? Fig. 3

 

Faqja e pare nis me alfabetin ku autori ka shkruar ne greqisht “Alfaviton Alvanikon”duke sjell gjithesej 20 shkronja te medha shtypi, 20 shkronja te vogla shtypi si dhe kater shkronja te vogla te perbera sikurse dhe kater zanore.

Brenda vepres gjenden gjithesej 12 ilustrime bardhe e zi ku, 9 me permbajtje fetare dhe 3 me permbajtje te jetes se perditshme por qe perhere kane lidhje me katekizmin.

Ne kapakun mbylles sillen informacionet lidhur disa veprave te tjera qe Kristoforidhi kishte publikuar qe ne ate kohe, pra vitin 1872 ku nder te tjera shkruhet:

“BIBLIA SHQIP/ ne gjuhe Toskerishte, me shkronja Greqishte./ Shitur ne Stamboll, udha Takta-kalek, Numri 52 .

-Dhiata e Re, Greqisht edhe Shqip, liber—–grosh 5

-Psaltiri. liber—” 3

-Historia e Shkronjes Shenjterore, liber —-”3

-Alfavitari —-”1

-Katre Pergemime —”½.

Pra, siç shohim nga keto informacione, libri ne fjale kishte nje vlere prej vetem gjysem grosh te monedhes osmane te kohes. Gjithesesi le te shpresojme qe kjo kopje e dyte e kesaj vepre te behet e njohur jo vetem per rendesine qe ka persa i perket aspektit kronologjik te veprimtarise se autorit ne teresi dhe per gjuhen shqipe ne veçanti, por sepse deri sot, sipas ketyre te dhenave, ekzistojne vetem keto dy kopje te cilat ruhen; njera ne Biblioteken Kombetare Shqiptare dhe tjetra ne British Museum