Zgjedhjet në Shqipëri më 25 qershor

Zgjedhjet në Shqipëri më 25 qershor

U deshën më pak se 24 orë dhe dy raunde takimesh disaorëshe kokë më kokë mes kreut të PS-së Edi Rama dhe atij të PD-së Lulzim Basha që të arrihej në një marrëveshje mes dy palëve.

Ashtu siç të dy deklaruan pas mesnatës, pakti i arritur në Kryesinë e Kuvendit u kopsit në Pallatin e Kongreseve gjatë ditës së sotme. Marrëveshja ndahet në gjashtë sektorë: zgjedhjet, qeveria, parlamenti, organet e pavarura, reformat dhe masa të tjera. 

A.    ZGJEDHJET 

1.    Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017. 

2.    Regjistrimi i menjëhershëm i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 maj 2017. 

3.    Listat e zgjedhësve 

a.    

Përfshirja në listat e zgjedhësve e zgjedhësve të rinj që votojnë në datën e re të zgjedhjeve.  

b.    Dhënia e aksesit opozitës në informacionin e mbledhur nga projekti i Adresave dhe çështjet të tjera të lidhura me zgjedhësit, nëpërmjet auditeve të KQZ-së.  

4.    Mbështetje KQZ-së për përgatitjen e materialeve zgjedhore. 

5.    Plotësimi i komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit.  

6.    Zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Kavajës, do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithshme.  

7.    Pezullimi i çdo iniciative për kontrata të përkohshme në nivel qendror dhe vendor.8.    Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitorimit te listës së zgjedhësve. 

9.    Mbështetje ndërkombëtare për KQZ- për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës për vëzhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.

B.    QEVERIA 

1.    Zv. kryeministër, teknik 

2.    Ministri i Brendshëm, teknik  

3.    Ministri i Arsimit, teknik  

4.    Ministri i Shëndetësisë, teknik  

5.    Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik  

6.    Ministri i Financave, teknik  

7.    Ministri i Drejtësisë, teknik 

8.    Drejtori i OSHEE 

9.    Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit 

10.  Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave 

11.    Drejtori i pergjithshem i Burgjeve 

12.    Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.

C.    PARLAMENTI  

1.    Votimi i organeve të vettingut.

2.    Votimi i dekreteve për anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave. 

3.    Ndryshim i Kodit Penal për forcimin e politikës penale nëpermjet ashpërsimit të sanksioneve, krijimit të veprave të reja penale, kthimin e shitblerjes së votës në vepër korrupsioni. 

4.    Forcimi i kuadrit ligjor të financimit të partive politike nëpërmjet rregullimit dhe kufizimit të shpenzimeve zgjedhore, përfshirë ato materiale, kostove dhe transparencës në lidhje me to. 

5.    Përmirësimi i standardeve të pasqyrimit të fushatës elektorale në media. 

6.    Votimi i anëtareve të Këshillit të Ministrave, anëtareve të organeve të vettingut dhe i legjislacionit të parashikuar në këtë marrëveshje, do të kryhet në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme të parlamentit. 

D.    ORGANET E PAVARURA 

1.    Kryetari i KQZ, propozim i opozitës. 

2.    Avokati i Popullit, propozim i opozitës. 

E.    REFORMAT 

1.    Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislaturës së re). 

2.    Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislaturës së re). 

3.    Futja e teknologjive elektronike në procesin e identifikimit votimit dhe numërimit për zgjedhjet pasuese. 

4.    Reformim tërësor i sistemit të prokurimeve publike dhe auditimit të shpenzimeve publike.  

F.    MASA TE TJERA 

1.    Dekriminalizimi. Largimi dhe parandalimi i personave me rekorde kriminale nga mbajtja e posteve publike.  

i.    Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë mbi listat partiake. ii.    KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuar në përputhje me ligjin nr  138/2015 për garantimin e integritetit të funksionarëve publik ).  

2.    Administrata Publike. Marrja e masave për ndalimin e përdorimit në favor të subjekteve zgjedhore të mjeteve, pronave dhe të burimeve njerëzore të administratës publike si dhe kundër çdo forme presioni ndaj punonjësve të administratës publike në çdo nivel. 

3.    Narkotikët. Forcimi i luftës kundër narkotikëve, nëpërmjet pjesmarrjes së opozitës në Task forcën Kombëtare të luftës kundër narkotikeve.