Del nga bodrumi i Muzeut kryqi 250-vjeçar!

Del nga bodrumi i Muzeut kryqi 250-vjeçar!

Nga fondi i Muzeut Historik dalin në dritë objekte të reja prej ari dhe argjendi, të cilat janë punuar nga argjendarët vendës, që i përkasin shek. XVII-XVIII, që ishin të ndaluar për 50 vjet si traditë e punimeve të objekteve fetare kishtare.

Ekspozita që do të qëndrojë e hapur deri më 4 qershor reflekton sensibilitetin në ditën ndërkombëtare të Muzeve, por këto raste, ashtu si në gjithë Shqipërinë, janë gjendje fragmentare që fshehin realitetin ku janë katandisur pjesa dërrmuese e muzeve

Një kryq prej argjendi, pothuaj 250-vjeçar, në të dyja anët me skena ikonografike të gdhendura me finesë nga Janko Voskopojari në vitin 1748, ka qëndruar për 50 vite në bodrumet e Muzeut Historik Kombëtar, duke u ekspozuar dje për herë të parë, e restauruar. Bashkë me këtë objekt janë edhe dy mbulesa prej argjendi dalë, si u tha, nga një punë hulumtuese që kanë bërë punonjësit e Muzeut.