Fituesit e Eurovizionit në 17-të vitet e fundit (Video)

Fituesit e Eurovizionit në 17-të vitet e fundit (Video)

Megjithatë, këngët fituese rrallë janë ato që nuk pëlqehen. Shqiptarët e përcjellin Eurovizionin qysh nga viti 2004, më masivisht, kur edhe Shqipëria debutoi në festivalin në fjalë me Anjeza Shahinin. Fituesit ndër vite kanë jehonë të madhe, sukses në toplista muzikore, ftohen kudo nëpër botë nëpër koncerte, dhe na lënë këngë që ne ende i dëgjojmë. Tre vitet e fundit kanë sjellë befasi në këtë festival. Në vitin 2015-të festivalin e fitoi Suedia, ndërsa një vit më pas fitoi Ukraina. Të dy shte

Me edicionin e parë të mbajtur në vitin 1956, është edhe festivali më i vjetër ku vit për vit mbi 40 shtete sjellin këngë nga kulturat e tyre. Gara e bën edhe më të shikuar këtë festival, i cili viteve të fundit është kthyer në një votim politik për fqinjët.

Megjithatë, këngët fituese rrallë janë ato që nuk pëlqehen. Shqiptarët e përcjellin Eurovizionin qysh nga viti 2004, më masivisht, kur edhe Shqipëria debutoi në festivalin në fjalë me Anjeza Shahinin.

Fituesit ndër vite kanë jehonë të madhe, sukses në toplista muzikore, ftohen kudo nëpër botë nëpër koncerte, dhe na lënë këngë që ne ende i dëgjojmë.

Tre vitet e fundit kanë sjellë befasi në këtë festival. Në vitin 2015-të festivalin e fitoi Suedia, ndërsa një vit më pas fitoi Ukraina. Të dy shtetet kanë fituar edhe më herët festivalin. Portugalia, në anën tjetër, triumfoi këtë vit pasi ka marrë pjesë 53 herë në festival pa asnjë fitore.

Në këtë video poshtë gjeni të gjithë fituesit e festivalit që nga viti 2000. / KultPlus