Fillojnë punimet në rrugën Pustenik-Uji i Thartë

Fillojnë punimet në rrugën Pustenik-Uji i Thartë

Komuna e Hanit të Elezit ka filluar realizimin e projektit të hapjes së rrugës nga fshati Pustenik deri tek Uji i Thartë.

“Rruga e vjetër e cila për shkak të rrëshqitje së dheut nga vërshimet tash e dy vite ka qenë e pakalueshme, hapja e kësaj rruge është vlerësuar si projekt mjaft kompleks për shkak të erozionit.

Rruga e cila ka filluar të hapet do të ketë kahje që do të sigurojë stabilitet të rrugës ndërsa do të jetë e gjatë 700 m me gjerësi 7 m. Vlera e këtij investimi është afër 24.000 € ndërsa realizimin do ta kryej Kompania “Murseli”, thuhet në njoftimin e Komunës së Hanit të Elezit.