Kori i Filharmonisë së Kosovës hapë Festivalin ReMusica

Kori i Filharmonisë së Kosovës hapë Festivalin ReMusica

Në program do të interpretohen vepra të kompozitorëve si: Memli Kelmendi, Vinçenc Gjini, Leonard Bernstein, Rafet Rudi, Baki Jashari e Vejlo Tormis.

Të martën në Kishën Katolike ‘Shën Ndou’, nis festivali ReMusica. Koncerti që do nis këtë festival është ai i Korit të Filharmonisë së Kosovës me Kristi Gjezin në violinë dhe dirigjent Rafet Rudin.

Në program do të interpretohen vepra të kompozitorëve si: Memli Kelmendi, Vinçenc Gjini, Leonard Bernstein, Rafet Rudi, Baki Jashari e Vejlo Tormis, shkruan KultPlus.

Në këtë koncert do të marrin pjesë solistët si: Liridon Sadriu tenor, Adelina Paloja soprano, Endrit Rexhepi bariton, Shipërim Isufi bariton, Kaltrina Miftari soprano, Artemida Qarri piano dhe Patris Berisha perkusione.

Koncerti mbahet më 23 maj me fillim nga ora 20:00, në Kishën ‘Shën Ndou’ në Prishtinë.