Çaji që duhet të pish nëse ke fryrje barku

Çaji që duhet të pish nëse ke fryrje barku

Fryrja e barkut është një ndjesi vërtet e tmerrshme. Në një kohë kur do të dukesh sa më e dobët, barku të tregon sikur ke edhe 5 kile më shumë.

Përveç kësaj, është edhe një ndjesi parehatie që të mërzit gjithë ditën. Por ka një lajm të mirë për këto çrregullime të vazhdueshme dhe të bezdisura të barkut.

Gjithmonë mbaj mend që ne jemi çfarë hamë. Trupi reagon në mënyra të ndryshme në varësi nga ushqimet që fut në të, sepse shumë ushqime dhe lëngje mund të shkaktojnë më shumë fryrje se të tjerat. Disa prej ushqimeve nga të cilat duhet të rrish larg, sepse shkaktojnë fryrje janë pijet me gaz, bishtajoret, produktet e qumështit dhe thekra.