Majk afro gjysmë milioni për 12 orë me “Katile” (Video)

Majk afro gjysmë milioni për 12 orë me “Katile” (Video)

Projekti i ri i këngëtarit të Babastars, Majk, është pritur tejet mirë nga publiku.

Ky projekt i punuar në muzikë nga Duja dhe në klip nga Entermedia tashmë është pranuar shumë mirë nga publiku.

Bëhet fjalë për një hit veror në bërje e sipër, pasi tashmë kanali zyrtar i Babastars ka të procesuara afro gjysmë milioni klikim, edhe pse aktualisht vetëm 400 mijë shfaqen publikisht në video.

Si do që të jetë, kënga po shkon drejt një rekordi me një milion klikime për 24 orë.

“Katile” e Majkut po duket të jetë shumë e mirë për të dhe jo një katile.