Brenda 24 orëve, 40 aksidente dhe 1100 tiketa trafiku

Brenda 24 orëve, 40 aksidente dhe 1100 tiketa trafiku

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se brenda kësaj periudhe kanë ndodhur 40 aksidente komunikacioni.

Prej tyre një ka qenë me fatalitet, 12 me të lënduar dhe 27 pa lëndime, shkruan IO. Po ashtu Policia gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1160 tiketa trafiku për kundërvajtësit e rregullave të komunikacionit.