Johnny Depp thyen rregullin jetësor – ja përse e bëri

Johnny Depp thyen rregullin jetësor – ja përse e bëri

Ylli amerikan i filmit, Johnny Depp, e ka pranuar se ka bërë një përjashtim nga rregulli i tij në raport me filmat në të cilët luan.

Depp kurrë më parë s’ka shikuar filmat në të cilët luan edhe vet – e çuditshme, apo jo?

Por, ai ka treguar në emision tek Ellen DeGeneres se filmi i tij i ri, që në kinema fillon të shfaqet nga 26 maj, vazhdimi i pestë i sagës “Piratët e Karaibeve”, është i pari film që ai e ka shikuar, njofton Klan Kosova.

“Këtë e kam parë, sepse është i pesti dhe mbase është i…”, ndaloj Depp duke aluduar në atë se mbase është i fundit.

“Desha të jem i sigurt se po u ofrojmë njerëzve atë që duhet t’ua ofrojmë. Sepse ju njerëz, ju që e shikoni filmin e meritoni, ndaj kam vendosur ta ngris edhe unë nivelin e shakave në film dhe të përformancës”, pohoi Depp.

Depp tek Piratët e Karaibeve luan rolin e kapitenit “Jack Sparrow”.

Një njeri i zoti, por që gjithçka e merr shumë me avash – madje edhe situatat më ekstreme.

Piratët e Karaibeve asnjëherë s’është vlerësuar lartë nga kritika, porse gati gjithmonë ka thyer rekordet e shikueshmërisë dhe ka arsyetuar veten financiarisht – duke bërë milionat nëpër botë.

Image result for jack sparrow