PSP ankohet për vendimin ndaj Koçanit

PSP ankohet për vendimin ndaj Koçanit

Prokuroria Themelore Publike ka dorëzuar ankesë te Gjykata Penale për mos paracaktimin e masës për paraburgimin për biznesmenin Sead Koçan, bën të ditur Makfaks.

Sipas informatave të mediave, Këshilli Penal duhet që ta rishqyrtojë vendimin që dje e ka marrë gjykatësja Daniela Dimovska, e cila e ka lëshuar Koçanin në liri me garancion prej rreth një milion euro. Biznesmenit i është marrë pasaporta.

Afati në të cilin Këshilli Penal duhet të vendos është 48 orë.