Ka filluar takimi Ahmeti-Zaev, bisedohet për ndarjen e resoreve

Ka filluar takimi Ahmeti-Zaev, bisedohet për ndarjen e resoreve

Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, i cili është mandatar për formimin e Qeverisë së re, sot në orën 12.30 ka filluar bisedimet për kabinetin e ardhshëm qeveritar me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Takimi mbahet në selinë e LSDM-së ku Ahmeti arriti saktë në kohë, por se nuk dha deklaratë për media.

Pas takimit me Ahmetin, duhet të vijojnë bisedimet edhe me përfaqësuesit e partive e përbërjes së re të shumicës parlamentare, respektivisht me koalicionin Rilindje me Besë dhe Aleanca për Shqiptarët.Pritet bisedimet të vijojnë edhe gjatë vikendit.