Mobilie që shkëlqejnë me këtë sprej të përgatitur në kushte shtëpie

Mobilie që shkëlqejnë me këtë sprej të përgatitur në kushte shtëpie

Pastrimi i mobilieve të drurit është një proces i bezdisshëm, sidomos nëse jeni maniakë të pastërtisë. Ata gjenden në çdo hapësirë të shtëpisë si në kuzhinë, dhomën e ndenjies, dhomën e gjumit, etj. Ndonjëherë, pavarësisht detergjentëve të shtrenjtë, nuk keni marrë rezultatin e dëshiruar.

Kështu, në këto kushte zgjidhja më e mirë është ta përgatisni vetë në shtëpi. Mjafton të kombinoni disa përbërës të thjeshtë për të përgatitur një përzierje që përveçse pastron mobiljet thellësisht, i bën ato të mbajnë aromë të mirë.

Përbërësit:

1 filxhan çaji ujë të distiluar
1/2 filxhan çaji vaj bajame
1/2 filxhan çaji uthull bardhë
20 pika vaj esencial
Shishe sprai

Përgatitja:

Hidhni ujin në shishen e sprait. Më pas shtoni vajin e bajames dhe uthullën e bardhë. Hidhni edhe vajin e limonit për aromë më të mirë. Shkundeni mirë atë para çdo përdorimi.
Përdoreni në të gjitha sipërfaqet e drunjta duke i spërkatur dhe më pas pastrojini me një copë të pastër.