10 veturat më të shpejta në pistën e famshme Nurburgring

10 veturat më të shpejta në pistën e famshme Nurburgring

Pista e njohur në Nurburgring të Gjermanisë, ka mirëpritur shumë vetura të llojllojshme.

E gjatë 20 km, kjo pistë lejon që kushdo të garojë me veturën e vet, por tani ne kemi zgjedhur 10 më të shpejtat që kanë garuar këtu.

Vendin e parë e mban makina sportive NextEV NIO EP9, që e mbylli pistën për 6 minuta e 45.90 sekonda. Në vendin e dytë renditet Radical SR8LM me kohën 6 minuta e 48.00 sekonda, ndërsa podiumin prej tre më të mirëve e mbyll Lamborghini Huracan me kohën 6 minuta e 52.01 sekonda.

Më poshtë mund të shihni cilat janë 10 veturat më të shpejta që garuan në këtë pistë.