Risi nga Volkswagen, sjell modelin Up GTI

Risi nga Volkswagen, sjell modelin Up GTI

Volkswagen ka prodhuar versionin e ri të modelit Up, i cili tani do të jetë më i shpejtë dhe do të quhet Up GTI.

Me këtë model, Volkswagen synon që të rivalizojë modelet si Renault Twingo GT dhe Smart ForFour Brabus.

Versioni GTI për herë të parë u aplikua në Golf 1, ndërsa tani këtë karakteristikë do ta ketë edhe vetura e vogël Up.

Motor1.com shkruan se VW Up GTI vjen me motor 1.0-litërsh TSI me tre cilindra që prodhon 115 kuaj-fuqi, 5 më shumë se VW Golf 1. Ndërsa shpejtësinë maksimale do ta ketë 197 km/h.