Zgjedhjet në ditën Bajramit të Madh, reagon Myftiu i Shkodrës

Zgjedhjet në ditën Bajramit të Madh, reagon Myftiu i Shkodrës

Në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve më 25 qershor, ditën e Bajramit të Madh reagoi sot Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari. Sipas myftiut ky fenomen nuk ka ndodhur as në kohën e komunizmit, edhe pse feja ishte e ndaluar.

“Jemi befasuar nga 2 drejtuesit kryesor kur dëgjuam se caktuan zgjedhjet ditën e Bajramit. Një fenomen që as në kohen e komunizmit nuk ka ndodhur edhe pse feja ishte e ndaluar. Natyrshëm ne presim reagimin e KMSH por kjo është e pafalshme ndaj shenjtërisë së kësaj dite. Festat tona janë të shenjta e solide që prekja e tyre duhet të jetë kufi i ndaluar për të gjithë”, tha ai.